Pedagogu Mark Marku e thotë publikisht: “Ja si na kërcënoi policia gjatë grevës tek Filologjiku”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në komisionin e Medias, pedagogu Mark Marku ka sqaruar akuzat e artikuluara pak ditë më parë ndërsa pedagogët e Filologjikut ishin në grevë.

Ai thotë se jo vetëm njëherë, por policët kanë ardhur dy herë për të bërë presion tek Filologjiku.

“Ishte një shkelje flagrante e ligjit. Një ditë para se të ndodhte kjo, ishte këtu në komision ministri Lleshaj. Kishte ardhur për dëgjesë dhe për t’u justifikuar, ndërsa të nesërmen na sillte policinë neve aty për t’i bërë karshillëk opinionit publik. Pra, tregojnë që nuk pyesin fare për ligjin. Ky është mesazhi më i keq që mund t’i jepet studentëve. Është hera e parë për mua që bëhem dëshmitar, jo vetëm unë, por janë gati edhe kolegët e mi të vijnë, të dëshmojmë të gjithë për shkeljen e ligjit”-tha ai.

Shpërndaje
Share.

Komento