Skip to content
Të Gjitha

PE reagon për krizën politike: Qeveria ka bërë progres, opozita rrezikon dërgimin e mesazhit të gabuar

· 1 min lexim

Deri më tani kemi dëgjuar shumë drejtues të rëndësishëm ndërkombëtarë që kanë dhënë mendimin e tyre për gjendjen e krijuar në vendin tonë, por tashmë një tjetër organ i rëndësishëm ka reaguar.

Ka qenë Monica Macovei, drejtuesja e Delegacionit të Parlamentit Evropian në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri, e cila është shprehur rreth ngërçit aktual politik të krijuar pas heqjes dot të opozitës nga mandatet e saj dhe nisjen e protestave.

Macovei ka deklaruar se ka besim të madh se Shqipëria është duke bërë progres dhe se qeveria aktuale është në rrugën e duhur për ta bërë më shpejt Shqipërinë pjesë të BE-së.

Sipas Macoveit veprimet e opozitës rrezikojnë të dërgojnë mesazhin e gabuar te partnerët evropianë, duke shtuar se episodet e dhunshme, si dhe gjuha e përdorur nga udhëheqësit e opozitës janë të papranueshme për çdo demokraci evropiane.