Skip to content
Aktualitet

PD padit në gjykatë për shipfje Erion Veliajn

· 1 min lexim

Partia Demokratika ka vendosur të padisë në Gjykatë, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për shpifjet e tij ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Demokratët pretendojnë se Erion Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka thënë 3 akuza të pavërteta, duke shpifur për kundërshtarin politik.

Më konkretisht padia konsideron si 3 shpifje të Erion Veliajt akuzat se:

  • Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë
  • Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë
  • Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje.

“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozotë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Erion Veliajt.

/GazetaReforma.com/