Skip to content
Të Gjitha

PD kërkon verifikim për një tjetër kryebashkiak socialist

· 1 min lexim

Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë, të verifikojë të kaluarën e kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, Ismailaj ka qenë i dënuar në Greqi.

Në periudhën 1999-2000 ndaj tij është marra masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet greke.

Në shkresën e PD, thuhet se Ismailaj ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit, duke u përgjigjur, se nuk është dënuar asnjëherë.

Bazuar në ligjin e dekriminalizimit, vendosja e të dhënave të pasakta në formular, sjell automatikisht largimin nga detyra të funksionarit publik dhe ndjekjen penale.

Ismailaj nuk është kryebashkiaku i parë i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit  denoncuar na PD.

Më parë janë larguar nga detyra Valdrin Pjetri i Shkodrës dhe Agim Kajmaku i Vorës, që tashmë është në kërkim.

PD ka kërkuar gjithashtu edhe verifikim për kryebashkiakun e Vaut të Dejës.