Skip to content
Politikë

PD e Krujës del në mbështetje të Bashës: Nuk do reshtim në betejën tonë për demokraci

· 2 min lexim

Dega e Partisë Demokratike në Krujë ka dalë krah Lulzim Bashës duke shprehur mbështetjen maksimale për të në drejtimin e partisë. Në një postim në rrjetet sociale, ata thonë se PD u paraqit me një program e platformë të artë për zgjedhjet e 25 prillit në ndryshim nga partia në pushtet që e kaloi gjithë fushatën me tallje për qytetarët. Sipas degës së PD në Krujë, populli votoi masivisht, por grupet kriminale ndikuan te shit-blerja e votës duke dëmtuar procesin zgjedhor. Ata falenderojnë qytetarët për mbështetjen dhe premtojnë se nuk të do reshtin asnjëherë në betejën për demokraci.

Statusi i plotë    

Ne si Parti Demokratike Dega Krujë shprehim mbështetjen maksimale për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Z. Lulzim Basha.

Partia Demokratike u paraqit në zgjedhjet e 25 Prillit me një program e platformë të qartë në ndihmë të qytetarëve në ndryshim nga partia në pushtet e cila e kaloi të gjithë fushatën me tallje e fyerje për qytetarët.

Populli votoi masivisht për ndryshim por ndikimi i grupeve kriminale dhe shitblerja e votës e dëmtuan proçesin zgjedhor.

Ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen që na jepni çdo ditë dhe ju premtojmë se nuk do të reshtim kurrë në betejën tonë për Demokraci.