Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PD denoncon, Alibeaj: Blerja e votës te Njësia 4 përmes parave e shantazhit

12:41 09/05/2021
Reading Time: 3 min lexim

Partia Demokratike me anë të përfaqësuesit të saj Enkelejd Alibeaj, ka denoncuar sot një tjetër rast të blerjes së votave. PD-ja këtë herë ka denoncuar një rast në Njësinë Nr.4, në kryeqytet, ku sipas saj janë blerë vota nëpërmjet parave, shantazheve apo edhe kërcënimit të votuesve.

Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat nga selia blu, ka publikuar kallëzimin që PD-ja ka bërë në SPAK. Alibeaj ndër të tjera ka thënë se ky institucion nuk hetoi por lejoi deformimin e votës nga grupimi kriminal.

Deklarata e Partisë Demokratike

Ditë pas dite, Partia Demokratike po bën publike për shqiptarët gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi janë shqiptarët të cilëve iu mohua e drejta për të vendosur me votë ndryshimin jetik për vendin.

Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” për Tom Doshin, Filip Gjeloshin dhe Pal Gjeloshin dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë.

 

Megjithëse kishte 3 javë në dispozicion, SPAK heshti duke lejuar mercenarët e aleancës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave. Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se cilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në qarkun e Tiranës dhe atë të Shkodrës duke përfshirë kallëzimin e dorëzuar në SPAK 3 javë përpara ditës së zgjedhjeve.

Këta persona kishin krijuar një skemë kriminale të blerjes së votës, shantazhimit të votuesve dhe mbledhjes së kartave të identitetit që vepron në Njësinë nr. 4 në Tiranë, Rruga “Siri Kodra”, Allias dhe Babrru. SPAK u njoftua përmes kallëzimit tonë se Tom Doshi i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Filip Gjeloshi dhe Pal Gjeloshi, elementë kryesorë të botës së krimit në Tiranë, të përfshirë në vepra penale si vrasje, rrëmbim personi dhe shumë të tjera, janë duke blerë vota në favor të kandidatit Tom Doshi. Secilit prej të punësuarve në bizneset e kandidatit Doshi i është kërkuar prerazi të votojë dhe të sigurojë 20 emra dhe karta ID si vota të sigurta për Doshin, përndryshe do të pushoheshin nga puna. Prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i ishin vënë në dispozicion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për të shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.

Partia Demokratike nuk do ta ndalë luftën për rikthimin e demokracisë. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.

Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD-në por me të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokracisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.

 

Etiketa: Enkelejd AlibeajhetoilejoiSPAK

Të lidhura

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve për 4 qarqet
Kryesore

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve për 4 qarqet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në katër qarqe të tjera të vendit:...

12:55 27/06/2025
Noka pas daljes nga SPAK: U thirra për krimet zgjedhore
Kryesore

Noka pas daljes nga SPAK: U thirra për krimet zgjedhore

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka dalë këtë të premte rreth orës 10:00 nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit...

11:50 27/06/2025
Para
Tragjedia në Gjirin e Lalzit/ Reagon QSUT: Janë kryer të gjitha ekzaminimet!

Tragjedia në Gjirin e Lalzit/ Reagon QSUT: Janë kryer të gjitha ekzaminimet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.