Skip to content
Politikë

“Patronazhistët”/ Vasili: SPAK të hetojë dhe të arrestojë Edi Ramën

· 2 min lexim

Nënkryetari i Lëvizjes socialiste për Integrim, Petrit Vasili, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka sulmuar kryeministrin e  vendit Edi Rama. Sipas Vasilit, Edi Rama ka hedhur në erë sigurinë e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare të vendit, pasi kartat e identitetit janë tashmë në duar të krimit të organizuar. Vasili tha se për këtë skandal, SPAK duhet të hetojë dhe të arrestoj menjëherë kryeministrin e vendit Edi Ramën.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili:

SPAK-u te hetoje dhe te arrestoje Edi Ramen!

Edi Rama si Kryeminister ka hedhur ne ere sigurine personale te qytetareve dhe sigurine kombetare te vendit.

Kartat e identitetit te mijra shqiptareve jane tashme ne duart e krimit te organizuar, i cili mund te beje ç’te doje dhe te vere ne rrezik te madh cdo individ.

Bisneset jane ne rrezik te madh sepse nenshkrimi elektronik i tyre dhe gjithshka tjeter eshte totalisht e ekspozuar ndaj çdo manipulimi dhe grabitje.

Jeta private dhe familja e cdo individi eshte ekspozuar poshtersisht duke krijuar destabilizim shume te rende shoqeror dhe familjar.

Krimit kibernetik i jane hapur “autostrada” per te ushtruar veprimtarine e tij.

Veprimtarise antishteterore kunder Shqiperise i jane krijuar hapesira pa fund.

Terrorizmit nderkombetar i jane krijuar mundesi te ushtroje veprimtari kunder Shqiperise. Prokuroret dhe Gjyqtaret jane nen shantazh duke shperdoruar te dhenat e tyre personale.

Edi Rama eshte pergjegjesi kryesor dhe perdoruesi kriminal i te dhenave personale te mijra shqiptareve dhe per pasoje shkaterrimin e sigurise individuale dhe personale te qi dra mijra shqiptareve.

Edi Rama e pranoi publikisht fajin dhe pergjegjesine shume te rende te tij duke legjitimuar publikisht fuksat (patronazhistet) e tij. Çfare pret më SPAK- u? Çfare pret mē SPAK-u? Çfare pret më SPAK-u?