Skip to content
Kryesore

Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën e Klajdi Merkajt

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e Klajdi Merkaj për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Vendimi u dha mëngjesin e sotëm nga gjyqtari i çështjes, Bib Ndreca.

Merkaj, 35 vjeç, u ekstradua nga Italia në Shqipëri në nëntor të vitit 2024, pasi ndaj tij Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Ai njihet si mik i ngushtë i vëllezërve Çopja dhe, sipas hetimeve të SPAK, dyshohet se ka pastruar paratë e Hajdar dhe Franc Çopjas.