Skip to content
Të Gjitha

Pas provokimeve të Serbisë, Meta mesazh Vuçiç: “Mos provoko më shqiptarët”

· 2 min lexim

Presidenti Ilir Meta ishte në ‘Tempora’, ku ka folur rreth disa çështjeve.

Ndër të tjera, ai është ndalur edhe te provokimet e Serbisë ndaj shqiptarëve.

Kështu, ai i ka dërguar një mesazh të qartë Aleksandër Vuçiç.

Meta tha se kjo sjellje është e papranueshme për frymën e fqinjësisë së mirë.

Më tej, ai i bëri thirrje Vuçiç të mos i provokojë më shqiptarët.

Shikoj mijëra qytetarë serbë që dalin para ambasadës dhe fyjnë shqiptarët në rrugët e Beogradit. Kjo është e papranueshme për frymën e fqinjësisë së mirë, por kur shoh në nivelet më të larta të politikës serbe që nuk dënojnë këto akte, kjo është jo vetëm e papranueshme por edhe tepër provokative.

Presidenti i Serbisë të mos provokojë më shqiptarët, me mohimin e masakrës së Recakut dhe me lëvdatat që i bën Millosheviçit. Serbia duhet të respektojë parimet e fqinjësisë  së mirë dhe mos provokojë më shqiptarët”, tha Meta.

Kujtojmë se gjatë sulmit që i bënë Ambasadës malazeze, serbët në kor kanë thirrur: “Kush s’kërcen është shqiptar”.

Po ashtu, ditën e djeshme Në një deklaratë për mediat, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se dhe Kosova mund të miratojë një ligj njësoj si Mali i Zi për lirinë fetare në vend.

Ndërsa, Patriarku i Kishës Ortodokse serbe, Irenej, e quajti Kosovën, Serbi të vjetër.