Skip to content
Kryesore

Pas pronave të konfliskuara, publikohet katalogu me pronat e sekuestruara

· 1 min lexim

Të gjitha pronat e sekuestruara me vendim gjykate janë bërë publike përmes një katalogu të ri, të përgatitur nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Ky dokument, i cili përmban 615 faqe, përfshin rreth 300 pasuri të paluajtshme, kryesisht të vendosura në Tiranë dhe Vlorë.

Publikimi i këtij katalogu vjen pas botimit të mëparshëm të pronave të konfiskuara në muajin shkurt dhe synon të rrisë transparencën mbi administrimin e këtyre pasurive.

Për çdo pronë janë të detajuara sipërfaqja, kordinatat në hartë, fotografitë dhe vlera në treg.

Në listën e pasurive të sekuestruara përfshihen objekte të përdorura për banim dhe biznese, duke përfshirë bare, njësi tregtare, garazhe dhe sipërfaqe toke.

Sipas institucionit përgjegjës, ky hap synon të forcojë besimin e publikut dhe institucioneve në administrimin e pasurive të sekuestruara.