Skip to content
Bota

Pas lojës së golfit, Trump kthehet humbës në Shtëpinë e Bardhë

· 1 min lexim

Lajmi se kundërshtari i rij e kaloi vijën e finishit, e gjeti Presidentin e SHBA, Donald Trump duke luajturi golf. Pas humbjes në zgjedhje është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Trump ka refuzuar ta njohë fitoren e Biden që prej disa orësh është në qendër të të gjithë mediave dhe liderëve botëror. Ai ka paralajmëruar se do të nisë betejën ligjore.

Mediat amerikane raportojnë se asnjë mbështetës i Trump nuk ka dalë ta presë atë para Shtëpisë së Bardhë, por ka pasur rrugës militantë e kanë pritur me thirrjet ”Humbës, humbës, humbës” si dhe me gjeste ofenduese duke i ngritur gishtin e mesit teksa ai kalonte me autokolonën e tij.

/GazetaReforma.com/