Skip to content
Të Gjitha

Pas Korçës, moti shënon një viktimë edhe në Durrës

· 1 min lexim

Pasi një 52-vjeçar u gjet i pajetë sot në Korçë, ndërsa kishte ngrirë si pasojë e temperaturave nën zero, pranë portit të Durrësit është shënuar viktima e dytë.

Një endacak është gjetur i vdekur në lagjen 4 të qytetit bregdetar, në një bodrum.

Sipas policisë viktima është identifikuar Viktor Dhima, ndërsa thuhet se shkak i ngjarjes është bërë i ftohti dhe konsumi i alkoolit nga ana e viktimës.

Sipas dëshmitarëve personi ishte i pastrehë.