Skip to content
Të Gjitha

“Pas kaq vitesh në pushtet në fund ta futi shefi vetë”/ Studentët i këndojnë Nikollës

· 1 min lexim

Ashtu siç bashkëmoshatarët e tyre në qytetet e tjera,  edhe studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan vazhdojnë protestën dhe bojkotimin e mësimin.

Ata kanë zgjedhur të protestojnë edhe me vargje dedikuar ish-ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, e cila u shkarkua pak kohë më parë, përveç pankartave të ndryshme.

Në vargjet dedikuar Nikollës, studentët janë skeptikë për zgjidhjen e Ramës, ndërsa shprehen se ‘shefi ia futi në fund Nikollës’.

Vargjet e këngës

Lindita, ti ku je? Arsimin rrugëve pse e le.
Zgjidhje pse nuk na dhe ti, këtë hall s’e zgjidh njeri.
Mesatarja 5.8 ministrja e shtetit eee.
Pas kaq vitesh në pushtet, në fund ta futi shefi vetë.