Skip to content
Të Gjitha

Pas gjobës së majme, ISHSH kërkon të mbyllë RTV Ora

· 2 min lexim

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka kërkuar mbylljen e sinjalit të transmetimit të radio-televizionit Ora News.

Lajmin e ka bërë me dije vetë televizioni që informon se një ditë më parë është gjobitur me 20 milionë lekë.

“Mbyllja e televizionit ka ndodhur sepse janë lejuar njerëzit të flasin në studio. Kjo është e qëllimshme. Është bërë inspektimi vetëm me një foto, nuk kanë ardhur në televizion inspektorë. ” thekson drejtori i informacionit te RTV Ora, Brahim Shima. 

Në dokumentet e publikuara shihet se ISHSH kërkon mbylljen e televizionit nën argumentin se në studiot e tij ka pasur më shumë se dy të ftuar, gjë që sipas masave për paramndalimin e përhapjes së koronavirusit është e ndaluar.

Si rast përsëritjeje e kësaj shkeljeje, ISHSH dhe AMA kërkon mbylljen e sinjalit të këtij televizioni dhe ndalimit të funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent, bazuar në nenin përkatës.

Të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent,