Skip to content
Të Gjitha

Pas disa orësh në kërkim arrestohet Stjuart Smakaj, autori i vrasjes së 23-vjeçarit në Shkodër

· 1 min lexim

Policia e Shkodrës ka arrestuar pas disa orësh në arratisje, autorin e ngjarjes së ndodhur mbrëmë në lagjen  Qafëhardhi ku mbeti i vdekur 23-vjeçari Gledis Kraja.

Pas rrethimit të zonës dhe kontrolleve të shumta në vendin ku fshihej autori, policia ka mundur të arrestojë Stjuart Smakaj.

“Falë reagimit në kohë  të strukturave të DVP Shkodër, rrethimit të zonës, kontrolleve të shumta të ushtruara  në bashkepunim me FNSH  dhe presionit të ushtruar nga forcat e policisë duke mbajtur ne rrethim zonën ku fshihej autori  u bë e mundur vënia  në pranga e  autorit të ngjarjes së mbremshme ku mbeti i plagosur me armë zjarri dhe me pas humbi jetën 23 vjeari G.K”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Mbrëmë, Gledis Kraja, ish-futbollist, 23 vjeç u qëllua për vdekje, pasi mbi të janë zbrazur 14 plumba nga një tjetër automjet.

Në momentin e ekzekutimit të Krajës, së bashku me Sebastian Smajën, ka qenë edhe i vëllai i tij. Gledis Kraja ka qenë duke udhëtuar me automjetin e një shokut të tij, kur u qëllua nga një breshëri plumbash automatike.