Skip to content
Aktualitet

Pas deklaratave të forta për njëri-tjetrin Rama e Meta bëjnë “paqe” në Kosovë 

· 1 min lexim

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë takuar në Kosovë ditën e sotme, ku i kanë dhënë edhe dorën njëri-tjetrit.

Kujtojmë se pak ditë më parë kryemnistri Edi Rama u shpreh për presidentin Meta nga Burreli se ai nuk ka më të drejtë të qëndrojë në atë zyrë. Marrëdhëniet e tyre u ashpërsuan pas çdekretimit të datës së zgjedhjeve nga vetë presidenti Meta.

E ndërsa sot, duket se një takim i përzemërt ka ndodhur në Prishtinë me rastin e ceremonisë së 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat serbe.