Pas burgosjes së të atit dhe futjes në listën e zezë të DASH, jep dorëheqjen Lorena Haxhiu

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme u raportua se zëvendës ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu është futur në listen e zezë të Departmanetit Amerikan Të Shtetit  dhe bashkë me familjen e saj nuk lejohet të shkelë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Babait i zv/ministres Haxhiu, Eduart Haxhiu, është përfshirë në grupin e strukturuar kriminal, ‘Crystal Eagle’.

LEXO: Megaoperacion në bashkëpunim me SHBA-në! Pranga 26 personave mes tyre 2 agjentë krimesh dhe punonjës të TIA-s

52-vjeçari, Eduart Haxhiu, ka qenë një nga të arrestuarit, dhe pjesë e grupit që kalonte klandestinë me viza false drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë dhe aktualisht është nën masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ky arrestim ka bllokuar të gjithë familjen Haxhiu, pjesë e të cilës është edhe zv.ministrja e Arsimit dhe tashmë, pjesë e listës së zezë të DASH.

LEXO: Zv.ministrja e Arsimit në listën e zezë të DASH: I ati pjesë e grupit të strukturuar kriminal 

Së fundmi, Dosja.al raporton se zëvendës ministrja ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj dhe shkak është bërë arrestimi i të atit.

Megjithatë ende nuk ka një reagim zyrtar, teksa pritet edhe një deklaratë publike nga Lorena Haxhiu.

Shpërndaje
Share.

Komento