Rama mohoi dhunën ndaj Alfred Lelës: Gazetari ul pantallonat në studio dhe tregon pasojat e dhunës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e sotme kryeministri i vendit Edi Rama është shfaqur si spektator i vetëm në ambientet e Teatrit të rikonstruktuar të Operas dhe Baletit, të cilin vetë e inspektoi disa ditë më parë, teksa disa qindra metra më larg protestohej për shembjen Teatri Kombëtar.

Kjo është impovizuar për emisionin Real Story, teksa në skenë ka qëndruar moderatori Sokol Balla, teksa përballë Ramës qëndrojnë Alfred Lela, Agron Gjekmarkaj, Robert Rakipllari.

Kryeministri i vendit, Edi Rama i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24 komentoi rastin e gazetarit Alfred Lela, duke mohuar që ai të jetë dhunuar dhe duke akuzuar se ka qënë gazetari ai që ka shkelur rrethimin e Policisë, ndërsa kjo e fundit bëri vetëm detyrën.

“Jo vetëm që nuk shoh dhunim të qytetarit, por shikoj një fragment të të gjithë teatrit të viktimizimit që u vu në skenë për mediat qysh se i doli gjumi atyre që do ta mbronin me trupt e tyre dhe deri në fund duke u përpjekur të ngrenë një re të zezë perceptimi mbi policinë. Nëse flasim për dhunë, ajo ka një mënyrë për tu përcaktuar Pyetja e parë që më vjen kur shoh videot: Cfarë kërkon qytetari Lela që shkon dhe kap për dore tre punonjëse policie? Për cfarë u shkoi zoti Lela punonjëseve të policisë?  Sipas ligjit, kur policia përballet me turmë protestuesish nuk njeh individë, individë që kapërcejnë gardhin,…për cfarë e kapërceu gardhin, për cfarë shkoi ky burrë atje për të kapur vajzat police? Policët burra e nxorën sic e meritone dhe e shtrinë për tokë për ta neutralizuar pa përdorur shkopinj gome. Dhuna është goditja, policia bën detyrën, policiët e tërhoqën dhe bën shumë mirë sic do bënte ky me ato vajza”,- tha Rama.

Mirëpo, kjo ka revoltuar analistin Alfred Lela duke e detyruar të tregojë “live” shenjat e dhunës.

Ai është çuar në këmbë dhe ka ulur pandallonat, duke i thënë Ramës “Ja ku i ke. Do të shohësh shenjat? Ja ku i ke”.
-“Ti mund t’i heqësh pantallonat”, i tha Rama. “I heq se nuk më vjen turp nga ty”, iu përgjigj Lela.

Alfred Lela u shoqërua me dhunë më 17 maj dhe pamjet e këtij shoqërimi bënë xhiron e rrjetit, ndërsa vetë Lela i ftuar në studio televizive, tregoi se si ndodhi e gjithë ngjarja.

Shpërndaje
Share.

Komento