Pas Britanisë, edhe Franca aprovon për përdorim vaksinën Moderna
Autoriteti Kombëtar Shëndetësor francez ditën e sotme ka aprovuar për përdorim masiv vaksinën anti-Covid Moderna. Ky aprovim vjen menjëherë pas dhënies së “dritës së gjelbër” vaksinës Pfizer/BioNTech e cila është aprovuar pak kohë më parë, për të vazhduar sa më shpejt me procesin e vaksinimit.
Ndërkohë kujtojmë se para dy ditësh Autoriteti i Barnave në Evropë (EMA) aprovoi vaksinën Moderna për vendet e Bashkimit Evropian. Në lidhje me aprovimin e vaksinës ka folur edhe Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, i cili tha se Franca duhet që të jetë më e shpejtë për vaksinimet.“Ne duam të jemi të shpejtë,” tha ai.
Ditën e djeshme Véran tha se 50,000 dozat e para të Modernas do të dorëzohen të hënën, duke synuar të arrijnë mbi 2 milion deri në qershor. “Në përgjithësi, ne presim pak më shumë se 100,000 vaksina për muajin janar për Moderna, 500,000 shtesë në shkurt, pak më shumë se një milion në mars dhe prill dhe mbi 2 milion në maj dhe qershor,” tha Véran.
Lexo më tej
Rama përdor tragjedinë e Martin Canit për “Smart City”/ 118.5 mln $ për kamerat me AI, kush po i monitoron fëmijët dhe ku ruhen të dhënat?
Kryeministri Edi Rama e prezantoi vendosjen e kamerave inteligjente në 20 shkolla të Tiranës si një hap të…
I solli Shqipërisë medaljen e artë, por Federata shqiptare i hoqi trajnerin/ Briken Calja shpërthen: “Nuk i bëhet kjo kampionit të Botës, është qesharake”
Briken Calja i ka dhuruar Shqipërisë një tjetër sukses të madh ndërkombëtar, por pas medaljeve dhe rekordeve ka…
“Më goditën me tavëll qelqi në kokë”/ Dëshmia e 18-vjeçarit: Më kërcënuan se do më vrisnin dhe zhduknin trupin
Zbardhet dëshmia e 18-vjeçarit Genti Nela, i cili u dhunua në hotelin “FLAR”, në zonën e Malit të…
55 mijë dollarë për çdo fëmijë deri në 17 vjeç/ Singapori hap thesin për të shpëtuar vendin nga plakja
Singapori po ofron deri në rreth 70 mijë dollarë singaporianë, ose 55 mijë dollarë amerikanë, mbështetje për çdo…