Pas Britanisë, edhe Franca aprovon për përdorim vaksinën Moderna
Autoriteti Kombëtar Shëndetësor francez ditën e sotme ka aprovuar për përdorim masiv vaksinën anti-Covid Moderna. Ky aprovim vjen menjëherë pas dhënies së “dritës së gjelbër” vaksinës Pfizer/BioNTech e cila është aprovuar pak kohë më parë, për të vazhduar sa më shpejt me procesin e vaksinimit.
Ndërkohë kujtojmë se para dy ditësh Autoriteti i Barnave në Evropë (EMA) aprovoi vaksinën Moderna për vendet e Bashkimit Evropian. Në lidhje me aprovimin e vaksinës ka folur edhe Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, i cili tha se Franca duhet që të jetë më e shpejtë për vaksinimet.“Ne duam të jemi të shpejtë,” tha ai.
Ditën e djeshme Véran tha se 50,000 dozat e para të Modernas do të dorëzohen të hënën, duke synuar të arrijnë mbi 2 milion deri në qershor. “Në përgjithësi, ne presim pak më shumë se 100,000 vaksina për muajin janar për Moderna, 500,000 shtesë në shkurt, pak më shumë se një milion në mars dhe prill dhe mbi 2 milion në maj dhe qershor,” tha Véran.
Read next
Eurodeputeti gjerman kërkon qeveri teknike në Shqipëri: Njerëzit të votojnë të lirë, zgjedhjet nën hijen e korrupsionit
Kriza politike në Shqipëri dhe protestat që vijojnë prej muajsh janë diskutuar këtë të martë, më 10 nëntor,…
Skandal me Gjendjen Civile/ 19 mijë ndërhyrje në identitete, dyshime për tjetërsim pronash në bregdet
Një hetim për ndërhyrje të dyshuara të paligjshme në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile ka zbuluar rreth 19…
“Tradhtoi gruan pas 40 vitesh martesë me një spiune të dyshuar kineze”/ Skandali që trondit CEO-n miliarder të Nvidia-s: Nga lidhja sekrete te hetimi për 7.5 miliardë dollarë çipa
Një martesë gati 40-vjeçare, një lidhje jashtëmartesore, një biznesmene kineze e dyshuar për spiunazh dhe miliarda dollarë teknologji…
Aksidentoi tre fëmijë, dy prej tyre humbën jetën/ Amnistia lehtëson akuzat ndaj Nikollë Radaçit
Dy fëmijë humbën jetën dhe një i tretë mbeti i plagosur nga aksidenti i 3 majit 2026, por…