Pas 5 vitesh, Mc Kresha bën paqe me Liberta Spahiun: Po për çfarë u zunë vallë?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pavarësisht se nuk është bërë publike ndonjë krisje e mundshme në marrëdhënien mes Liberta Spahiut dhe MC Kreshës, ajo çfarë dihej ishte se prej 5 vitesh këngëtari nuk kishte shkelur në studion e “Prive”.

Por tanimë çdo gjë ka ndryshuar pasi MC Kresha ishte një ndër të ftuarit në emisionin e fundit të “Prive”.

“Mbrëmjen e sotme nuk kemi si të mos e nisim tjetër përveçse me një personazh shumë interesant, me një artist shumë të dashur, të cilin e mbani mend kur ishte me flokë të shkurtra, sepse tani me flokë të gjata nuk i ka rënë rasti të jetë në emisionin tonë. Kemi pasur disa keqkuptime të vogla prej më shumë se 5 vitesh, të cilat tani i kemi rregulluar”, u shpreh Liberta Spahiu në hyrje të programit.

Ndërkohë, reperi pohoi: “Ka rëndësi që jemi prapë në ‘Prive’, e lëmë të kaluarën pas. E kaluara me kujtime, e ardhmja me shumë plane.”

Rikujtojmë se këngëtari i mirënjohur ishte i ftuar para disa kohësh në emisionin “NIN” në “Klan Kosova” prej ku tha se në “Prive” mund të shkojë shumë lehtë:

“Mjafton një telefonatë e Libertës: ‘Kresh, çka ka ndodhur, më fal, jemi shokë. Faljen e ke, gjithçka është ok, ka vetëm dashuri mes nesh. Kaq!”

Burimi:Iconstyle.al

Shpërndaje
Share.

Komento