Skip to content
Politikë

Partia Demokratike nis bojkotin parlamentar pas burgosjes së Ervin Salianjit

· 1 min lexim

Partia Demokratike ka nisur aksionin opozitar si kundërpërgjigje ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka dërguar mbrëmë një mesazh deputetëve të grupit duke i lajmëruar se në komisionin e integrimit do të  shkojnë vetëm Jorida Tabaku dhe Edi Paloka për të dhënë deklaratën për mbështetjen e integrimit dhe komisionet e tjera do të bojkotohen.

Mesazhi i Gazment Bardhit

 “Të nderuar kolegë,

Nesër nuk marrim pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentar, me përjashtim të Palokës dhe Joridës që me porosi të Kryetarit të Partisë që do të jenë tek integrimi për të shprehur qëndrimin e PD për hapjen e negociatave me BE.

Ndërkohë rikujtesë për mbledhjen e Grupit Parlamentar nesër në seli në orën 15:00″

Ju faleminderit!”

 Konkretisht nuk do të marrin pjesë në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.  U bojkotua dhe Komisioni hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të check-up në Shëndetësi.