Skip to content
Të Gjitha

Parlamenti “në flakë”/ Protestuesit djegin goma

· 1 min lexim

Prej më shumë se dy orësh tashmë, opozita po proteston para parlamentit.

Situata është tensionuar, ndërsa protestuesit i kanë vënë zjarrin gomave dhe karikaturave të bëra për kryeministrin Edi Rama dhe zona e protestës është mbuluar nga tymi.

Megjithëse nuk ka pasur konfrontime, protestuesit kanë hedhur shashka e tymuese në oborrin e parlamentit duke prishur disa herë radhët e policisë dhe me vuvuzela kanë kërkuar largimin e kryeministrit.

“Rama ik!” kanë qenë thirrjet e tyre.