Skip to content
Bota

Parlamenti britanik hedh poshtë për herë të dytë May-in, refuzon marrëveshjen e Brexit

· 1 min lexim

Marrëveshja e Brexit duket se nuk është duke ndjekur rrugën që ishte e parashikuar dhe May është duke marrë goditjen e dytë.

Tashmë për herë të dytë, ligjvënësit britanik kanë marrë vendimin për të votuar kundër marrëveshjes për Brexit e cila është negociuar nga qeveria britanike dhe BE.

Pas kësaj seance, është vënë në dyshim edhe drejtimi që do të marrë procesi për daljen nga Unioni Evropian, pasi kjo i ngatërron gjërat edhe më shumë.

Kundër marrëveshjes votuan 391 deputetë ndërkaq pro ishin 242. Kryeministrja Theresa May tha se qeveria e saj do të dërgojë një mocion në parlament nëse ligjvënësit do të mbështesin braktisjen e BE-së më 29 mars me ose pa marrëveshje.

Bashkimi Evropian paralajmëroi gjatë ditës se nëse marrëveshja për Brexit hidhet poshtë, “nuk do të ketë shans të tretë”.