Skip to content
Të Gjitha

Parlament/Elisa Spiropali përkohësisht në rolin e ministres së Jashtme

· 1 min lexim

Edi Rama nuk i është përgjigjur interpelancës së kërkuar nga deputeti Kostaq Papa. Deputeti kishte depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë me ministrin e Punëve të Jashtme, pozicion që mbahet zyrtarisht nga kryeministri Rama.

Në vend të Ramës, ishte Elisa Spiropali që iu përgjigj pyetjeve të deputetit. Spiropali mban postin e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe në mungesë të Ramës, “mori” përkohësisht detyrën e ministres së Jashtme.

Interpelanca u fokusua në situatën e shqiptarëve që jetojnë në shtetet e tjera të Ballkanit, ndërkohë që sipas Spiropalit, askush nuk ka bërë më shumë për bashkëkombasit sesa qeveria e Ramës.