Skip to content
Të Gjitha

Paraqiti prova të reja, zbardhet vendimi i Komisionit për kreun e Policisë Kriminale

· 1 min lexim

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Drejtorin e Drejtorisë Hetimore Qëndrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Artan Shkëmbi.

Ky i fundit ishte gjithashtu edhe kandidat për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por u skualifikua pas testit të poligrafit.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit e nxorri të pastër në të treja shtyllat e vlerësimit Shkëmbin.

Në seancën e parë dëgjimore më 7 shkurt, ai paraqiti prova të reja, përsa i përket problemeve të evidentuara me pasurinë dhe pastërtinë e figurës.

Kujtojmë se Artan Shkëmbi është kreu i task-forcës “Forca e Ligjit”.