Parandalohet vrasja në Tiranë, arrestohet i riu shkodran

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia e Tiranës. Policia bën me dije se mbrëmjen e djeshme është arrestuar një 28-vjeçar shkodran, i identifikuar si Satesin Erkocevic.

Ky i fundit ishte vënë re nga kalimtarët që bënte lëvizje të dyshimta mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Policia është njoftuar nga disa persona të ndryshëm. Mësohet se i riu është arestuar në rrugën “Bilal Xhaferri” në kryeqytet dhe se me vete i është gjetur një pistoletë dhe 14 fishekë.

Njoftimi i Policisë

Një person me rrezikshmëri të lartë dyshiohet se do kryhente një krim të rëndë në Tiranë.

Mbrëmë në orën 20:50 është marrë njoftimi se në rrugën Bilal Xhaferi ndodhet një person që bënte lëvizjen të dyshimta dhe kishte armë zjarri me vete. Policia ka bër arrestimin e menjëhershëm të personit të dyshuar.

U be identifikimi person me rrezikshmeri te larte shoqerore. U shoqerua shkodrani 28 vjecar qe ne canten e dores iu gjet nje arme zjarri pistolete me 14 fisheke. Ai eshte i denuar nga Gjykarta e Shkodres me 20 vite burg per vrasje.

Shpërndaje
Share.

Komento

WhatsApp chat