Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Paralajmëron republikani, McCaul: Aleanca Rusi-Kinë, kërcënimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore

16:34 01/09/2023
Reading Time: 2 min lexim

Kryetari i Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA tha se është shqetësues partneriteti midis liderëve të Rusisë dhe Kinës, duke shtuar se “ne nuk kemi parë një kërcënim të tillë në shkallë të gjerë në Evropë dhe Paqësor që nga Lufta e Dytë Botërore.

Aleanca midis liderit kinez, Xi Jinping, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, “paraqet një prej sfidave më të mëdha për botën e lirë në këtë garë të madhe për pushtet në të cilën gjendemi”, tha republikani Michael McCaul gjatë vizitës në Suedi.

Më herët gjatë këtij viti, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, paralajmëroi Qeverinë kineze për pasoja – të paspecifikuara – nëse mbështet përpjekjet e luftës së Kremlinit në Ukrainë. Në një raport të inteligjencës amerikane u tha se Pekini ka ofruar pajisje të përdorura në Ukrainë, që mund të kenë pasur aplikime ushtarake. Raporti citoi të dhënat e doganave ruse ku thuhej se kontraktorët ushtarakë shtetërorë të Kinës kishin bërë furnizime me pajisje lundruese, pjesë për aviontë luftarakë, dronë dhe produkte të tjera. Kina ka rritur blerjet e naftës dhe gazit rus, të ardhurat e të cilave ndihmojnë Qeverinë e Putinit, pasi SHBA-ja, Evropa dhe Japonia kanë hequr dorë pothuajse krejtësisht nga energjia ruse.

Kina ka refuzuar që t’i bashkohet Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.

McCaul është pjesë e një delegacionit të Kongresit amerikan që po viziton Suedinë dhe ai u takua me ministrin e Jashtëm suedez, Tobias Billström, që tha se pret që ky shtet nordik t’i bashkohet NATO-s në tetor.

Suedia – shtet që për një kohë të gjatë ka mbajtur status neutral sa i përket çështjeve të mbrojtjes – aplikoi për anëtarësim, së bashku me Finlandën fqinje, më 2022, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Finlanda është bërë pjesë e NATO-s, por Suedia ende po pret që aplikimi i saj për anëtarësim të miratohet nga parlamentet e Turqisë dhe Hungarisë./REL/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Gazetarët dhe aktivistët në Bosnje protestojnë kundër ligjit për shpifje: Po cenohen mediat e lira

Gazetarët dhe aktivistët në Bosnje protestojnë kundër ligjit për shpifje: Po cenohen mediat e lira

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English