Paralajmërimi i ashpër i Ramës për KÇK: Çfarë kanë grabitur nuk do t’i gëzojnë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takimin e përjavshëm me qytetarët, të cilët kanë gjetur zgjidhje nga platforma e bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.

Ditën e sotme u prezantua një rast korrupsioni në Kadastrën e Durrësit.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu rikthye edhe njëherë paralajmërimeve për grupin KÇK.

Kryeministri tha se do të merren masa speciale kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar.

Më tej shefi i qeverisë shtoi, se krimi i organizuar përpiqet të shpëlajë paratë e pista në zonat turistike, por nuk do t’i gëzojnë.

“Do të jetë fundi i sigurt i gjithë merimangave dhe i rrjetit të vjetër të merimangave, që kërkojnë ushqim për të dhënë atë që në fakt është e drejta e gjithsecilit, duke futur duart në xhepa. Na preke në plagë të hapura, që është Kadastra e Durrësit, por jam i bindur që ligji special kundër krimit të organizuar dhe asat speciale kundër KÇK do ta çlirojnë përfundimisht Kadastrën e Durrësit dhe gjithë kadastrat në Shqipëri, nga rrethimi kriminal, që ka nisur prej shumë vitesh dhe që ne kemi arritur ta çajmë vetëm pjesërisht, sidomos në zonat që kanë interes zhvillimi turistik, aty ku krimi i organizuar përpiqet të shpëlajë paratë e pista, por nuk do t’i gëzojë. Çfarë kanë grabitur, nuk do ta gëzojnë”, tha Rama.

Shpërndaje
Share.

Komento

WhatsApp chat