Shkëputet energjia elektrike, 85-vjeçari nga Lushnja rrezikon të humbasë jetën brenda në ashensor

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 85-vjeçar në Lushnje mund të kishte humbur jetën pas ndërprerjes së energjisë elektrike.

Në momentin kur ikën dritat i moshuari ndodhej në ashensor, shkruan “Top Channel”.

Banorët e pallatit kanë dëgjuar goditjet nga brenda ashensorit dhe lajmëruan policinë.

Pas disa minutash në vendngjarje kanë ardhur forcat zjarrfikëse.

Ata bënë të mundur nxjerrjen nga ashensori të 85-vjeçarit, i cili ndodhej në katin e pestë.

Pasi doli nga ashensori i moshuari tregoi se kishte telefonuar 129 dhe 112, por askush nuk i ishte përgjigjur.

Për këtë që ndodhi sot, banorët e pallatit akuzojnë pronarin, i cili sipas tyre ka hequr administratorin.

Më tej ata u shprehën, se ndjehen të rrezikuar, pasi ashensori është tepër i amortizuar dhe ka kohë që nuk mirëmbahet.

Shpërndaje
Share.

Komento