Skip to content
Të Gjitha

Panik në Tiranë, shpërthim eksplozivi në një makinë

· 1 min lexim

Një shpërthim është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, në rrugën “Siri Kodra”.

Lënda eksplozive ishte e vendosur në derën e një makine.

Sipas  “Balkanweb”, mjeti i përkiste shtetasit Artion Bylyku.

Shpërthimi është dëgjuar menjëherë sapo pronari i makinës ka hapur derën.

Sasia e eksplozivit ishte e vogël dhe janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Megjithatë shpërthimi ka krijuar panik te qytetarët, pasi në vendngjarje ndodheshin shumë qytetarë, përfshi edhe nxënës shkollash.

Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për identifikimin e autorëve.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.