Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pandemia mban ende peng anëtarin e katërt të Gjykatës së Lartë që do zgjidhte çështjen Dvorani!

17:21 27/05/2020
Reading Time: 2 min lexim

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka deklaruar se ngecja e procesit të vlerësimit për kandidatin për anëtar të katërt të Gjykatës së Lartë nga radhët e jogjyqtarëve, emërimi i të cilit do t’i jepte fundit përplasjeve të forta për mandatin e Ardian Dvoranit ka ardhur si pasojë e Covid-19.

KLGJ ka thënë për News24 se procesi i verifikimit të kandidatit Dariel Sina ka ngrirë dhe nuk mund të përfundojë derisa puna në institucion t’i kthehet normalitetit, ndërkohë që qeveria e gjyqësorit po zhvillon aktivitetin online dhe sqaron se është në pamundësi që nëpërmjet platformës kompjuterike “Microsoft Teams” të shqyrtojë të dhëna personale apo informacione të klasifikuara sekret për kandidatin, pasi ekziston rreziku që të rrjedhin në publik.

Nga ana tjetër, në rast të organizimit të mbledhjes plenare në një ambient tjetër, të ndryshem nga salla ku zhvillon aktivitetin,  KLGJ është në pamundësi të diskutojë për këtë cështje, pasi informacionet sekrete duhet të trajtohen në një ambient të klasifikuar si Zonë e Sigurisë të Klasit të I-rë.

“Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka theksuar se informacionet e klasifikuara “Sekret shtetëror” duhet të administrohen vetëm nëpërmjet mjeteve, platformave, paisjeve dhe rrjeteve të çertifikuara përshtashmërisht më parë nga DSIK-ja. Në në kushtet e punës në distancë është rreptësisht i ndaluar përdorimi i tyre, duke përdorur internetin”.

Megjithatë, me përmirësimin e situatës së krijuar nga Covid-19, pritet që çështja e kandidatit do të trajtohet me prioritet.

Dariel Sina, aktualisht komisioner publik, që garanton interesat e publikut në procesin e vettingut është kandidati i vetëm për vendin e 4 vakant në Gjykatën e Lartë nga radhët e jogjyqtarëve.

Deri tani janë emëruar Sokol Sadushaj, Ervin Pupe dhe Ilir Panda.

Ardian Dvorani, vijon të qëndrojë në detyrë edhe pse mandati i ka përfunduar që në 2014, me argumentin se pret anëtarin zëvendësues dhe derisa vendi vakant të plotësohet, Dvorani do të jetë në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, post për të cilin është kallëzuar në SPAK nga Presidenti i vendit, Ilir Meta.

Sipas Metës, Dvorani s’mund të jetë më anëtar i Gjykatës së Lartë pasi mandati i tij ka mbaruar para 6 viteve dhe tashmë vakancat minimale janë plotësuar.

Nga ana tjetër, Dvorani kërkoi kohë për të paraqitur dokumentat e tij, kërkesë e cila u pranuar nga KLGJ-ja.

Por përplasja Meta-Dvorani nis më herët.

Kreu i shtetit ka hedhur akuza të forta kundër kreut të KED, pasi ka thënë se ai ka shkelur Kushtetutën në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Të tjera

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë
Aktualitet

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka refuzuar ftesën e Edi Ramës për të marrë pjesë në aktivitetin e...

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës
Aktualitet

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Qiratë në Tiranë kanë arritur nivele alarmante. Për vitin 2026, qiraja mesatare e apartamenteve në kryeqytet ka shkuar në 721...

13:34 12/06/2026
Para

SMS e diplomatit të huaj, Meta: Kambanë alarmi, tregon paaftësinë e ekspertëve ndërkombëtarë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

13:34 12/06/2026
Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

13:00 12/06/2026
SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

10:54 12/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.