Pamje të rënda/ Pronari i lokalit terrorizon turistët spanjollë duke u “mbërthyer” në kofanon e furgonit në ecje

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy ditë më parë një një ngajrje e shëmtuar ndodhi në Porto Palermo të Vlorës. Pesë turistë spanjollë u  dhunuan dhe u përndoqën nga pronari i një lokali në Himarë, pasi turistët u larguan të zhgënjyer nga shërbimi i lokalit.

Pronari i lokalit Mihal Kokëdhima u ka thyer xhamin e furgonit ku ndodheshin turistët spanjollë.

Ditën e sotme “Report Tv” ka publikuar edhe një video, në të cilën duket Kokëdhima duke u mbajtur si “njeriu merimangë” në kofanon e furgonit, ndërkohë që ai është në ecje. Kokëdhima ka vazhduar për disa minuta ta godasë me grushte të fortë xhamin, derisa ka arritur ta thyejë.

Kjo situatë ka shkaktuar panik tek turistët spanjollë, të cilët kanë nisur të shqetësohen dhe të bërtasin.

I shqetësuar po ashtu ka qenë edhe shoferi i furgonit, i cili ka qenë në dilemë të vazhdojë t’i japë makinës, apo ta ndalojë atë.

Nga mjeti dëgjohen britma dhe ofendime, ndërsa ka edhe njolla gjaku, si pasojë e goditjes së xhamit me grusht nga Kokëdhima.

Shpërndaje
Share.

Komento