Aksidenti tragjik në Itali u merr jetën dy shqiptarëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali. Dy shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën A14 Bologna-Taranto, pranë komunës së Gatteo-s. Policia italiane ka informuar se viktimat janë një burrë 28 vjeç dhe një grua 38 vjeçe. Mësohet se të dy janë shqiptarë.

Automjeti tip “Renault Clio” ku po udhëtonin shqiptarët u përplas në pjesën e pasme nga një automjet tip “Volkswagen Passat”.

Si pasojë e përplasjes së fortë, dy shtetasit shqiptarë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Në automjetin “Volkswagen Passat” ndoheshin tre persona, të cilët pësuan vetëm dëmtime të lehta.

28-vjeçari shqiptar jetonte në Imola, ndërsa gruaja që udhëtonte me të jetonte në Galeata. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Shpërndaje
Share.

Komento