Pamje të dhimbshme/ Dy djemtë e mitur të Major Tanushit i japin puthjen e fundit të atit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç edhe është lajmëruar dëri në orën 12:00 do të zhvillohet ceremonia në nder të Majorit Klodian Tanushi. Pamjet kanë qenë të dhimbshme, sidomos në momentin që familjarët kanë kaluar për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Mirëpo një nga çastet më prekëse kanë qenë kur dy djemtë e tij të mitur janë afruar pranë arkëmortit dhe e kanë puthur atë.

Major Klodian Tanushi në datë 6 maj gjatë një misoni të NATO-s në Letoni është plagosur rëndë nga shpërthimi i një mine, ndërkohë që nëtetarja Zarife Hasanaj ka humbur jetën në vend.

Vetëm katër ditë më vonë është bërë i ditur lajmi se Majori nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Major Tanushi është shpallur “Dëshmor i Atdheut” dhe pak më vonë pritet të nis ceremonia e përcjelljes së tij për në banesën e fundit.

Shpërndaje
Share.

Komento