Gjonaj flet hapur: Burgjet e Krujës dhe Sarandës do mbyllen, janë të amortizuar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një nga sistemet me rëndësi të veçantë është edhe ai i burgjeve, i cili mesa duket nuk është në kushtet e tij më të mira.

Ditën e sotme në Parlament, gjatë interperlancës, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është shprehur se burgjet e Krujës dhe Sarandës do të mbyllen.

Arsyeja e këtij vendimi është sepse kushtet në të cilat funksionojnë janë jashtë standardeve, e thënë me fjalë të tjera janë të amortizuar.

Sigurisht që kjo situatë ndihmon edhe të burgosurit, pasi një shqetësim tjetër serioz i ngritur nga ministrja është edhe futja e celularëve në ambientet e mbrojtura.

“Kemi ende shumë të bërë, problem të veçanta apo sporadike nuk mund të ulim punën tonë. Jam e angazhuar në luftën kundër korrupsionit. Do të vazhdoj të ushtrojë detyrën time me ligjshëmëri në zbatim të reformës në drejtësi. Punonjësit e burgjeve duhet të kenë një trajtim më të mirë financiar por u rrit me 7%. Një numër i stafit ishte punësuar jashtë kritereve, 130 persona kishin rekorde penale dhe u shkarkuan nga detyra.  Duhet të them se raportet kanë propozuar mbylljen e institucioneve të Krujës dhe Sarandës.  këto burgje po shkojë drejt mbylljes, pasi janë të amortizuara. Edhe numri i celularëve të bllokuar ka qenë i konsiderueshëm dhe për herë të parë instaluam bllokimin e valëve telefonike do të shtrihet në të gjitha burgjet”, ka thënë Ministrja Gjonaj gjatë fjalës së saj.

Shpërndaje
Share.

Komento