Skip to content
Të Gjitha

Pallati përfshihet nga flakët, rrezikohet jeta e dhjetëra banorëve

· 1 min lexim

Një pallat është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Bilishtit, në Korçë.

Zjarri ka rënë fillimisht më tarracë dhe më pas është përhapur në katin e mëposhtëm duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.

Pamje nga vendngjarja, publikuar nga BalkanWeb

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk u raportua për asnjë të lënduar, por u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Nga informacionet paraprake, ka dyshime se zjarri mund të jetë shkaktuar nga oxhaku, ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e zjarrfikëses.

Po ashtu, është kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikësit e Korçës dhe Pogradecit, por nuk dihet ende nëse është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Në përditësim…