Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Osmani: Duan të na deformojnë historinë, UÇK ideali ynë më i fuqishëm

15:59 16/02/2026
Reading Time: 2 min lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se ka përpjekje për të deformuar historinë e shqiptarëve, ndërsa theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet ideali më i fuqishëm i ndërtuar ndër shekuj. Ajo i bëri këto deklarata gjatë promovimit të librit “Kur heshtja flet” të akademikut dhe ish-ambasadorit Ahmet Shala, i cili trajton gjykimin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së.

Ceremonia u mbajt në Prishtinë, në prag të 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Në fjalën e saj, Osmani kujtoi sakrificën e luftëtarëve për liri dhe vlerën e mbrojtjes së së vërtetës historike.

“Në ditët më të errëta patëm bij dhe bija që luftuan për liri dhe treguan se ajo kishte vlerë edhe më shumë se vetë jeta. UÇK është ideali më i fuqishëm i ndërtuar nga shqiptarët ndër shekuj. Për ta mbrojtur të vërtetën duhet ta shkruajmë atë. Ndaj falenderoj autorin e librit ‘Kur Heshtja flet’ që na tregoi se e vërteta jo gjithmonë flet me zë të lartë. Ai sjell të vërtetën e asaj që po ndodh në Hagë, ku kthen heshtjen në zë të fuqishëm”, u shpreh Osmani.

Presidentja theksoi se lufta e UÇK-së ishte një përgjigje ndaj një realiteti të padrejtë dhe shtypjes popullore.

“Lufta e UÇK nuk ishte një akt impulsiv, por përgjigje e një realiteti të pa drejtë dhe shtypje popullore. Ishte luftë për dinjitet mbijetesë dhe për të mbrojtur të pa mbrojturit. Realiteti duhet kuptuar, jo instrumentalizuar nga ata që duan të deformojën historinë tonë”, deklaroi ajo.

Promovimi i librit u shoqërua me mesazhe për ruajtjen e së vërtetës historike dhe përballjen me çdo përpjekje që synon shtrembërimin e saj.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh
Aktualitet

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Një kufomë është konstatuar këtë të enjte në një zonë malore pranë Krrabës, në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa...

15:52 18/06/2026
Para
Nga “armëmbajtës pa leje” në Kryeinspektor, kur Kryeministri duhet të japë llogari për fjalën e vet

Nga “armëmbajtës pa leje” në Kryeinspektor, kur Kryeministri duhet të japë llogari për fjalën e vet

Lajmet e fundit

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English