Ndërkombëtarët vijojnë të përgëzojnë Policinë e Shtetit për arrestimin e Klement Balilit, i cilësuar si ‘Eskobari i Ballkanit’, pasi dyshohet se është përfshirë në trafiqe të mëdha droge.
Pas SHBA dhe BE, edhe zyra e OSBE-së në Shqipëri ka përshëndetur arrestimin e Balilit.
“Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar” thuhet në deklaratë.
OSBE thekson se përpjekjet disavjeçare në luftën kundër krimit të organizuar, edhe një herë, po sjellin rezultate konkrete dhe të rëndësishme në Shqipëri.
OSBE garanton se do të vijojnë të mbështesin përpjekjet e vendit për fuqizimin e shtetit të së drejtës.