Skip to content
Politikë

Opozita nuk tërhiqet, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

· 1 min lexim

Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00 ku pritet të ketë diskutime për projektligjet.

Në seancën e sotme përfshihen diskutime për projektligjin për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë, për projektvendimin për zgjatjen e afatit të komisionit hetimor për Shëndetësinë e të tjerë.

Kujtojmë se në seancën e fundit pati përplasje  të forta ku janë proceduar deputetë pasi akuzohen se kanë shkatërruar pronën publike.

Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar që në krye të herës që nuk do të ketë jetë parlamentare normale, pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji.