Ditën e sotme përrfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik,, Oerd Bykykbashi dhe Petrit Vasili dhe përfaqësuesi i PD-së Gazment Bardhikanë dalë në një konferencë të përbashkët duke paraqitur argumentet e tyre pse duhet të zbatohet hapja e listave 100% në zgjedhjet e ardhshme.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi,theksoi se qëllimi i vetëm i kryeministrit Rama është heqja e koalicioneve dhe propozimi i tij për hapjen e listave nuk është i plotë.
Sipas Bardhit, PS-ja mbeshtetet te varianti i hapjes së listave të pjesshme, ku nga 100 deputetët i bie të caktohen nga partitë, ndërkohë që qytetarëve u mundësohet të zgjedhin vetëm 40 deputetë.
“Me formulën që propozon Edi Rama, që të hapën vetëm 1/3 e listave dhe deputetet të vazhdojnë të zgjidhet nga partitë. Ndërkohë që pjesa humbëse është zgjedhja që i lihet qytetaret. Pra 100 deputetë të jenë të paracaktuar nga listat e partive dhe kryetarët, ndërkohë që vetëm 40 deputetë të jenë me votim të hapur nga qyetetarët. PD propozoi dje që listat të jenë 100% të hapura, por për Ramën s’ka rëndësi vota e qytetarëve, por mbajtja e pushtetit”
Më tej Bardhi tha se Rama do të ndalojë koalicionet parazgjedhore, pasi partitë e vogla do të prodhojnë mandate për të. Gjithashtu Bardhi tha se Rama do të zhbëj 5 qershorin, pasi nuk pranon dot hapjen e listave në nivelin 100%z
“Rama tregoi se do të ndalojë koalicioneve parazgjedhore, sipas propozimit të Edi Ramës, partitë e vogla do duhet të prodhojnë mandate për Edi Ramën. Kjo është loja që po bën Edi Rama dhe teatri që po bën këto 7 vite. I ka lënë mjekët pa mbrojtje, spitalet pa pajisje, i ka çuar bizneset drejt falimentit.. Çfarë po bën përditë, po bën llogari mediokre si të zhbëj vullnetin e qytetarëve. E bën marrëveshjen më 5 Qershor dhe kërkon ta zhbëj gjithë korrikun. Kërkon të zhbëj marrëveshjen e 5 qershorit me listat e hapura, por Ramës i ka ikur gjuha dhe nuk e ka pranuar hapjen e listave në 100%. Ai doli zbuluar para çdo qytetari, si mashtrues dhe frikacaku më i madh në vend.Hapja e listave për Edi Ramën, ishte lojë për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të ndaluar koalicionet parazgjedhore”, tha Bardhi.