Opozita bën përgatitjet e fundit për protestën, po Rama ku do të jetë të shtunën?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse opozita mendonte se këtë herë do ta kishte kryeministrin para për protestën e paralajmëruar, gabohen. Tashmë është bërë publike agjenda e kryeministrit për datën 16 mars, ditë kur do të mbahet edhe protesta e opozitës. Ka qenë deputetja, Ermonela Felaj ajo që përmes një postimi në rrjetin e saj social, Facebook ka bërë të ditur se Rama do jetë në Qarkun e Beratit duke filluar që prej ditës së nesërme,

Që prej orës 14:00 të së premtes e ditën e shtunë, kryeministri do të zhvillojë takime me qytetarët e Beratit në kuadër të takimeve të tij “Bashkia që duam” dhe duket se edhe një herë tjetër atë nuk e shqetëson protesta e opozitës.

PD dhe LSI kanë tashmë javë të tëra që paralajmërojnë një protestë madhështore e cila mbetet për t’u parë vetëm kur të ndodhë, gjë që për kryeministrin Rama nuk është më e rëndësishme sesa takimet e planifikuara.

Nëpërmjet protestës së 16 marsit, opozita edhe një herë tjetër kërkon largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Shpërndaje
Share.

Komento