Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali! SPAK hetime për 3 grupe kriminale, korruptuan zyrtarët lokalë në Vlorë, Dibër e Durrës

13:32 01/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e djeshme u zhvillua një operacion ndërkombëtar antidrogë mes Shqipërisë dhe Italisë ku u arrestuan 37 persona, nga të cilët 27 shqiptarë dhe 10 shtetas italianë. Nga këto arrestime janë dhënë për 25 të arrestuar masa ‘arrest me burg’ dhe për 12 të tjerët është dhënë masa “arrest shtëpie”. Pjesë e grupit janë edhe 2 gra, ndërsa rolet e tyre ishin të ndara.

Kjo organizatë kriminale ndërkombëtare vepronte si një e vetme me detyra të ndara, ku shpërndarja e drogës bëhej në Itali dhe në Shqipëri bëhej grumbullimi dhe transportimi i lëndës narkotike, kokainë, marijuanë e kanabis me gomone, e cila u sekuestruar ditën e djeshme. Gjithashtu në Shqipëri bëhej dhe pastrimi i parave të grupit kriminal ku sipas burimeve kjo i ishte besuar grupit që vepronte në Vlorë.

Në vendin tonë vepronin 3 grupe kriminale në Durrës, Vlorë dhe Dibër , që sipas hetimeve të SPAK rezulton se kjo strukturë kriminale të pastrimit të parave kanë përfshirë dhe korruptuar zyrtarë të pushtetit lokal në qarkun e Vlorës, Dibrës e Durrësit dhe zyrtarë policie, punonjës të doganave e deri tek disa agjentë të bankave që kanë qarkulluar paratë e grupit kriminal pa i deklaruar ato.

Sipas Report Tv Elton Hamza, 37 vjec dhe Roland Myftari, të dy në kërkim nga autoritetet shqiptare, sipas sistemit TIMS rezultojnë jashtë Shqipërisë prej 4 javësh.

Në operacionin italo-shqiptar të finalizuar ditën e djeshme pati një bilanc prej 40 milionë euro drogë, 4 milionë euro asete si prona, automjete, para cash dhe 37 persona të arrestuar. Ky grup ka operuar prej 5 vitesh në mënyrë aktive në qarkun e Vlorës, Durrësit, Tiranës duke mbledhur drogën e kultivuar dhe duke e trafikuar atë në Itali dhe më pas në vendet e Evropës perëndimore. 4 milionë euro asete të investuar në Shqipëri nga ky grup përfshijnë një fabrikë në Vlorë, bar restorant, një biznes shpërndarje pije alkoolike e ushqime, 15 apartamente dhe 7 makina luksoze.

Bilanci i këtij operacioni të ndarë në dy faza ‘‘Kulmi‘ dhe “Shefi‘‘ zhvilloi dhe një konferencë të përbashkët të antimafias italiane e SPAK të mbajtur në Romë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Depozitimi i draftit të "Zgjedhores" në Kuvend, Hajdari: Futën në rrugë institucionale diskutimin për ndryshim sistemi

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English