OFL i dërgoi formularin, kush është fieraku i akuzuar për sulmin terrorist në Francë (PROFIL)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) dërgoi ditën e sotme një formular të vetëdeklarimit të pasurisë, Artan Hënajt, i dënuar për bashkëpunim në veprimtari terroiste në Francë, ku akuzohet se ka furnizuar me armë franko-tunizianin Mohamed Lahouaiej Bouhlel, autorin e masakrës në Nice të Francës, i vrarë nga policia pas ngjarjes.

Në 18 korrik 2016, katër ditë pas masakrës në Nice, Hënaj u arrestua nga policia franceze, pas hetimeve të kryera nga prokuroria  dhe pas akuzës së ngritur ndaj tij dhe një tjetër shtetaseje shqiptare, Enkelejda Zaçes, e lindur në 1974 në Elbasan.

Akuza e ngritur nga prokuroria franceze ishte e rëndë. Shqiptari, baba i tre fëmijëve dhe i divorcuar, duhej që të përgjigjet përpara drejtësisë franceze për akuzat me përfshirje në akte terroriste. Mbi dy shqiptarët e akuzuar, të paraqitur si një çift bashkëshortësh, Artan Hënaj dhe Enkelejda Zaçe, rëndojnë akuzat për vrasje dhe për posedim të armatimit të ndërlidhur me ndërmarrje terroriste.

Prokurori francez Francois Molins në një deklaratë pas ngjarjes në Nice, tha se shoferi i kamionit, Mohamed Lahouaiej Baouhlel, e kishte përgatitur sulmin ku la të vdekur 84 persona dhe plagosi 200 të tjerë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, njëri prej të cilëve rezultonte të ishte Hënaj.

Hetime të gjera pas ngjarjes së Nisës, u shtrinë jo vetëm në Francë, por edhe në vende të tjera evropiane dhe në Shqipëri.

Hënaj, u mbajt nën hetim nga autoritetet franceze për “Veprat penale me qëllime terroriste” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Sulmi terrorist në Nice të Francës, ku mbetën të vdekur 84 persona dhe u plagosën 200 të tjerë

 

Shpërndaje
Share.

Komento