Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

OBSH vazhdon hetimet mbi origjinën e COVID-it

18:31 02/02/2021
Reading Time: 2 min lexim

Një ekip shkencëtarësh të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që po zhvillon hetime rreth origjinës së koronavirusit të ri, vizitoi të hënën një qendër të kontrollit të sëmundjeve në provincën Hubei të Kinës, një institucion kyç në menaxhimin e hershëm të shpërthimit të virusit. Virusi u shfaq për herë të parë në kryeqytetin e kësaj province në Wuhan, në fund të vitit 2019.

Autoritetet kineze nuk dhanë asnjë detaj në lidhje me vizitën e ekipit në Qendrën Provinciale të Hubei-t për Kontrollin e Sëmundjeve. Ndërkohë një prej ekspertëve të OBSH-së Peter Daszak u tha gazetarëve se ekipi kishte zhvilluar një “takim shumë të mirë e të rëndësishëm”.

Ekipi i OBSH-së i cili ka mbërritur në Kinë prej muajit të kaluar, ka vizituar gjithashtu tregun e prodhimeve të detit në Wuhan, ku u shfaqën një grup rastesh me COVID-19 si dhe të paktën një nga spitalet e qytetit ku u trajtuan disa nga pacientët e parë me koronavirus.

Shkencëtarët duan të dinë se nga e ka zanafillën virusi, tek cila kafshë dhe si arriti ai të transmetohet tek njerëzit, diçka që mund të kërkojë vite për t’u zbuluar.

“Ne vazhdojmë të bëjmë pyetje e të kërkojmë më shumë të dhëna…”, tha në një konferencë shtypi të hënën në Gjenevë Mike Ryan i Programit të Emergjencave në OBSH.

Epidemiologia amerikane dhe udhëheqësja teknike mbi çështje të COVID-19-s në OBSH, Maria Van Kerkhove, tha se ekipi është përqëndruar në “rastet e hershme” dhe “se po zhvillon diskutime të frutshme rreth kësaj çështjeje” me homologët e tij kinezë.

Shpërthimi i koronavirusit në Kinë çoi në një pandemi mbarëbotërore të COVID-19-s. Të dhënat e universitetit Johns Hopkins tregojnë se prej fillimit të pandemisë deri më sot janë regjistruar më shumë se 103 milionë infektime në të gjithë globin ndërsa më shumë se 2.2 milionë njerëz kanë vdekur.

Gjatë tre javëve të fundit është shënuar një rënie e infektimeve në të gjithë botën. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus e quajti këtë një “lajm inkurajues”, por shtoi se “kjo ka ndodhur edhe më parë”.

Gjatë një konference për shtyp të hënën zoti Ghebreyesus tha se “gjatë vitit të kaluar, pothuajse në të gjitha vendet ka pasur momente kur rastet e reja kanë rënë e për pasojë qeveritë kanë zbutur kufizimet dhe njerëzit nuk janë treguar më të kujdesshëm”, duke çuar siç tha ai “në rritjen sërish të numrit të infektimeve”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Hertha Berlin nënshkruan me 33-vjeçarin Sami Khedira

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English