Skip to content
Të Gjitha

Nxorri lëpirëse në foltore, Byroja e Kuvendit përjashton për 10 ditë Ralf Gjonin

· 1 min lexim

Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë deputetin Ralf Gjoni.

Arsyeja e këtij përjashtimi është bërë shkelja e rregullores që ka bërë deputeti me sjelljen e tij në seancën e kaluar.

Gjoni nxorri disa lëpirëse në foltore, në momentin kur po mbante fjalën e tij.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e paralajmëroi për disa herë, duke i tërhequr vëmendjen për etikën parlamentare.

Ruçi i ka thënë në seacën e të enjtes së kaluar, deputetit Gjoni se nuk i ka kërkuar se çfarë fut në xhepa.

“Unë flas për ato që nxjerr ti nga goja, jo për ato që ti fut në gojë”, iu drejtua kreu i Kuvendit herën e kaluar.

Ndërsa deputeti Ralf Gjoni i është kundërpërgjigjur:

Çdo komb krenohet me historinë e tij. Edhe Kopenhagu mbrojti portin e Peshkatarëve të vjetër.

I kanë mbajtur, i kanë ruajtur megjithëse janë si kolibe po t’i shohësh nga jashtë.

Çfarë lloj speciesh jeni more? A ka ndonjë socialist që lidhet me Tiranën? Lëpirësa lolipopi, juve meritoni vetëm lolipop.