Skip to content
Të Gjitha

Nxehen gjakrat në Komisionin e Ekonomisë, Ahmetaj përplaset me deputetin demokrat

· 1 min lexim

Mbledhja e sotme nëKomisionin e Ekonomisë ka nisur me një përplasje mes Arben Ahmetaj dhe deputetit demokrat Alban Zeneli.

Ky i fundit ka ndërhyrë në debat pa u ulur në tryezë, por duke folur nga dera e sallës.

Ky veprim nuk i ka pëlqyer drejtuesit të komisionit, Arben Ahmetaj, i cili ka kërkuar ndërprerjen e mbledhjes, derisa të vihet rregull, shkruan “Shqiptarja.com”

Pjesë nga debati:

Alban Zeneli:Mund të ndërhyj si qytetar i thjeshtë.

Arben Ahmetaj: Alban ose ulu merr pjesë në komision. Në këmbë nuk flitet.

Alban Zeneli: Intimidime me deputetët mos bëj. Mos fol me mua ashtu. Nuk të pyes ty nëse ulem apo nuk ulem.

Ahmetaj: Komisioni ndërpritet deri sa të vihet rregull.

Ndërkohë pak minuta më parë, ky komision hodhi poshtë dekretet e presidentit Ilir Meta, për koncesionet dhe privatizimet.

Deputetët e opozitës votuan pro dekreteve, por gjithçka u rrëzua nga votat e mazhorancës.