Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Numri i thirrjeve drejt 127 është trefishuar”, Brataj apel për respektimin e masave anti-covid

11:03 06/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Dr. Skënder Brataj, tha mbrëmjen e kaluar se gjatë ditëve të fundit është trefishuar  numri i thirrjeve për ndihmë mjekësore tek nr. 127 dhe numri i vizitave në shtëpi për të sëmurë me Covid-19.

Në një postim në Facebook, Brataj ka shkruar se manifestimet pa maska të ditëve të fundit, takimet zgjedhore pa respektim të distancimit fizik, janë burim i sigurt i shpërndarjes së infeksionit.

“Stop mosrespektimit të masave! Masat në këtë moment, nuk po respektohen mjaftueshëm! Është thënë disa herë që do të vlerësohet efikasiteti i tyre herë pas here. Tani po përballemi me efektin e hapjes së shkollave!Ditët e fundit është trefishuar numri i thirrjeve për ndihmë mjekësore drejt 127, po ashtu numri i vizitave në banesë për të sëmurë me Covid-19. Është rritur numri i pacientëve drejt spitaleve!

Manifestimet pa maska të ditëve të fundit, takimet zgjedhore pa respektim të distancimit fizik, janë burim i sigurt i shpërndarjes së infeksionit. Rritja në vazhdim e numrit të të infektuarëve në ditët e fundit është rezultat i hapjes së shkollave, mos respektimit të masave të tjera, qëndrimi në lokale pa maska ku nuk ruhet distancimi fizik”, tha Brataj.

Më tej Brataj thotë se respektimi i masave është shumë i domosdoshëm dhe duhet bashkëpunimi i qytetarëve pasi virusi nuk njeh moshë, parandaj duhen respektuar rregulllat e higjenës dhe distancimi fizik.

“Respektimi i masave është shumë i domosdoshëm në këtë moment të pandemisë! Vetëm institucionet nuk mund t’ja dalin pa ndihmën e qytetarëve, pa bashkëpunimin tuaj!

Kujdes! Virusi nuk njeh kthim mbrapa. Ai dëmton, ai nuk mban radhë, ai nuk njeh moshë, ai merr jetë, ai jeton vetëm në qelizat humane, ai jeton vetëm në trupin tonë.Ndalojeni të hyjë në trupin tuaj, respektoni rregullat e higjenës, ruani distancimin fizik, mbani maskën në të gjitha ambientet!

Ndoshta shumë njerëz nuk e mendojnë si e mendoj unë, ndoshta nuk janë dakort me masat, por detyra ime është të informoj qytetarët, është të shpëtoj jetën e njerëzve!Ndoshta do më shani sot! Nuk ka rëndësi. Shëndeti juaj është i pari, shëndeti i shqipëtarëve është i pari. E rëndësishme është të veprohet tani, sot, menjëherë! Përndryshe pasojat do ti vuajmë të gjithë dhe për një kohë të gjatë!

Ruani veten, ruani familjen, ruani shoqërinë, ruani jetën!” ka nënvizuar Dr. Skënder Brataj.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
Para

Mitraloz, kallashnikov, municion dhe drogë, policia e Durrësit arreston 2 persona

Lajmet e fundit

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English