Skip to content
Të Gjitha

“Nuk presim reflektim nga dhunuesi i Kushtetutës”, presidenca reagon pas deklaratës së Dvoranit

· 2 min lexim

Kreu i KED, Ardian Dvorani ishte i pranishëm ditën e sotme në Prokurori, për të dhënë dëshminë e tij, në lidhje me akuzat e presidentit Ilir Meta.

Pas përfundimit të seancës, Dvorani i cilësoi videot e Metës film me metrazh të shkurtër.

Menjëherë ka ardhur reagimi nga presidenca, nëpërmjet zëdhënësit, Tedi Blushi.

Ky i fundit e ka cilësuar Dvoranin dhunues të Kushtetutës, nga i cili nuk pritej reflektim publik.

Më tej Blushi shton, se presidenti do të vazhdojë betejën, për të ndalur kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend. Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë“, shkruan Blushi.

Konflikti mes Dvoranin dhe Metës nisi për shkak të emrërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Për të njëjtin pozicion kishte dy kandidate, Marsida Xhaferllarin dhe Arta Vorpsin.