Skip to content
Bota

‘Nuk po na përkrahni!’/ Djemtë e Presidentit ‘sulmojnë’ Republikanët që i kanë lënë vetëm në përballjen me…  

· 2 min lexim

Nuk do të jetë shumë e rëndësishme nëse Presidenti Donald Trump do të dal fitues nga kjo garë me rivalin e tij Joe Biden, se sa do të jetë fakti që partia Republikane, një pjesë e mirë e të cilës janë figura të rëndësishme në SHBA, e kanë braktisur betejën.

Shumë figura republikane duket se kanë pasur mërira ose qejf-mbetje me lidershipin e Presidentit Trump, dhe këtë gjë në mëyrë të pandershme e kanë shprehur pikërisht tani.

Këtë gjë e kanë vënë në dukje dje dy djemtë e Presidentit Donald Trumpm, të cilët kanë kritikuar Republikanët, duke thënë se ata nuk po e mbështesin Presidentin, teksa ai po përpiqet që të fitojë një mandat të dytë.

Djali më i madh i Trump, Don Jr, akuzoi partinë se, po tregohet e dobët dhe braktisëse. Kurse vëllai i tij, Eric, tha: “Votuesit nuk do ua falin që po tregoheni dele”.

Zgjedhjet akoma nuk kanë prodhuar një fitues, por kandidati Demokrat, Joe Biden duket më afër fitores.

Presidenti Trump me stafin e tij, po depozitojnë një padi ndaj procesit të numërimit, kurse disa republikanë si Mitt Romney dhe Larry Hogan, kanë paralajmëruar se nuk duhet të minohet procesi demokratik.

Djali i Trump, Don tha se, ata po e bëjnë këtë gjë pasi shpresojnë të kandidojnë në zgjedhjet e vitit 2024.

/Burimi: BBC/GazetaReforma.com/